Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i heroit kombëtar, Isa Boletini për nder të ditës së flamurit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se heroin Isa Boletini e njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës dhe se ai ishte gjithmonë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve.
“Ditën më të rëndësishme për shqiptarët e nisa në Boletin, aty ku pushon njeriu atdhedashës, Isa Boletini, të cilin e njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës, gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve!”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë