Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas deklaratës së deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami e cila sot tha se nuk përjashtohet mundësia që Ligji për Fondin Sovran të dërgohet në Kushtetuese nga LDK-ja.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajqinovci rikujtoi deklaratën e deputetës Bajrami e cila e listoi Fondin Sovran si premtim të parealizuar të Kurtit, shkruan Arbresh.info.
“Deputja e LDK-së, Hykmete Bajrami që para disa ditësh e listonte Fondin Sovran si premtim të parealizuar të Kurtit, sot paska paralajmëruar se Fodin Sovran do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuse me qëllim për ta pamundësuar formimin e tij”, shkruan Bajqinovci.
Bajqinovci shtoi se Fondi Sovran ka qenë pjesë e programit qeverisës Kurti 1, i negociuar me LDK-në, i votuar nga kabineti qeveritar ku Bajrami ka qenë ministre.
“Po ia rikujtoj koleges Bajrami që Fondi Sovran ka qenë pjesë e programit qeverisës Kurti 1, i negociuar me LDK-në, i votuar nga kabineti qeveritar ku ajo ka qenë ministre.
“Opozitë inatçore. Fondi sovrani do të bëhet”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...