Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se është shumë i rëndësishëm anëtarësimi i Ushtrisë së Kosovës në NATO.
“Sot, në “Ditën e Forcës”, e themi me zë të lartë sa i rëndësishëm është për për sigurinë në Kosovë e rajon, si dhe për paqen në botë, anëtarësimi i Kosovës në NATO. Dyert e hapura sot në FSK, mundësojnë me kuptu për jetën ushtarake, sukseset e vajzave dhe të djemve ndër më të mirët e atdheut, të cilët me përkushtim e vendosmëri janë në ballë të mbrojtjes të lirisë së fituar me sakrificë e të paqes po ashtu”, thekson Haradinaj./Arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...