Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ka uruar të gjithë ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me rastin e 27 Nëntorit, “Ditës së Forcës”
Me anë të një videoje, Maqedonci u shpreh se FSK po zhvillohet duke pasur parasysh bazamentin e saj, luftën çlirimtare të popullit tonë dhe rrugën përpara drejt integrimeve euroatlantike, shkruan Arbresh.info.
“Me rastin e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, iu uroj shëndet dhe në veçanti iu roj zhvillim professional dhe personal në karrierën tuaj. Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet, ndërtohet dhe profesionalizohet duke pasur parasysh bazamentin e saj, luftën çlirimtare të popullit tonë dhe rrugën përpara drejt integrimeve euroatlantike.’, tha ai.
Tutje, ministri i Mbrojtjes premtoi se FSK do të ketë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës gjithmonë do të ketë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin e saj dhe në përgatitjen e saj për të qenë e gatshme për të realizuar misionin e saj për mbrojtjen e territorit të vendit tonë.”, u shpreh ai.
“Urime Dita e Forcës. Urime Dita e Ushtrisë”, përfundoi Maqedonci. /Arbresh.info/
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...
Ambasadori i OKB: Mbi 1.300 civilë iranianë të vrarë nga sul...
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...