Aston Villa ka arritur të mposhtë Tottenhamin me rezultat 2-1, në udhëtim në kuadër të xhiros së 13-të, në Premier League.
Edhe pse Tottenhami e nisi më mirë duke krijuar epërsinë me anë të Lo Celsos në minutën e 22-të, gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet për ta, shkruan Arbresh.info.
Vetëm pas dy minutave Watkins shënoi për Aston Villën por goli u anulua, për pozitë jashtë loji nga VAR-i.
Megjithatë Aston Villa nuk u ndal teksa barazimin e gjeti në minutën e shtatë të pjesës së parë përmes mbrojtësit Pau Torres.
Teksa në pjesën e dytë shënoi edhe njëherë tjetër Ollie Watkins, tani goli I tij u pranua dhe në minutën e 61-të, Aston Villa kaloi në epërsi për të mbajtur deri në fund dhe për të arkëtuar të tri pikët e plota.
Tottenham pëson humbjen e tretë radhazi në ligë dhe bie tani në pozitën e 5-të, kurse Aston Villa me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt me 28 pikë.
Në dhjetë ndeshjet e fundit skuadra e Unai Emery ka tetë fitore një barazim dhe një humbje në të gjitha garat./Arbresh.info/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu