Kryeministri shqiptar, Edi Rama në fjalën e mbajtur në Samitin e Diasporës në Tiranë, tha se 22 nëntori, Dita e Alfabetit, do të jetë festë kombëtare edhe në Shqipëri siç është për shqiptarët në RMV.
Rama këshilloi presidenten e Kosovës Vjosa Omani që t’ia sugjeronte të njëjtën gjë edhe kryeministrit të saj në Kosovë.
“Është forca e një njeriu, e Arbër Xhaferrit i cili pati vizionin që Dita e Alfabetit, 22 Nëntori të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare për shqiptarët në RMV dhe unë mendoj se tani është dita që Dita e Alfabetit, që na bashkon të gjithë, të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri. Dhe patjetër besoj që edhe presidentja e Kosovës do ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha Rama. /euronews/
Konjufca për çështjen e presidentit: Do shkojmë në zgjedhje ...
Trump: Ndaluam Iranin të pushtonte rajonin
Bëhen publike pamjet në gjykatë: Momenti kur terroristi serb...
FSK organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”, marrin pjesë e...
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...