Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në qytetin e Suharekës, ku ka mbetur i plagosur një polic i cili është jasht rrezikut për jetë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Sipas Bytyqit, bëhet fjalë për 4 të dyshuar.
“Sot rreth orës 15:45 është marre informate se ne Suhareke në një argjendari është grabitur me armë. Njësitet Policore të Stacionit te policisë së Suharekës janë informuar menjëherë dhe kanë shkuar në vendngjarje. Rreth orës 16:03 min kemi marr informatën se vetura e dyshimtë është një veture e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur ,ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët janë larguar në një drejtim të panjohur “./Arbresh.info
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës