Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka, pas djegies së dy zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka shkruar se nuk mundet askush t’i dëmtojë më provat mbi rastin e Astrit Deharit sepse mbi to sipas tij, janë bërë tashmë ekspertiza e superekspertiza.
Përmes një postimi në Facebook., Manxhuka ka theksuar se askush nuk duhet të shqetësohet mbi integritetin e tyre, duke shtuar se i shqetëson vetëm padrejtësia dhe moszbardhja e rastit të Deharit.
Tutje, ai ka thënë se “rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çkado që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime”.
“Sa i përket rastit “Dehari” nuk mundet askush t’i dëmtojë më ato prova sepse mbi to janë bërë tashmë ekspertiza e superekspertiza. Kështu që për sigurinë e tyre nuk duhet askush të shqetësohet. Të shqetësuar jemi vetëm mbi padrejtësinë, moszbardhjen ende të atij rasti. Rasti i Astrit Deharit është me të vërtetë rast që ka prekur gjithë shoqërinë dhe çkado që ndodh njerëzit me të drejtë hedhin dyshime, por provat dhe e vërteta janë të pazhbëshme tashmë. Është koha vetëm për drejtësi”, u shpreh Manxhuka./Arbresh.info
Lexo edhe:
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...