Barcelona ka marrë një goditje të rëndë, gjatë ndeshjeve të kombëtareve.
Mesfushori Gavi ka pësuar lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së Spanjës ndaj Gjerogjisë, shkruan Arbresh.info
Teksa sic është bërë e ditur talenti spanjoll ka humbur gjysmën tjetër të sezonit dhe sipas gjitha gjasave edhe Evropianin “Euro 2024”.
Pas këtij dëmtimi të 19 vjecarit, Barcelona është në ndjekje të mesfushorit të Tottenhamit, Giovani Lo Celso.
Gazeta katalunase ‘Sport’ ka raportuar se Barcelona po tenton huazimin e mesfushorit argjentinas Giovani Lo Celso nga Tottenham Hotspur gjatë afatit kalimtar të janarit.
Barca dëshiron huazimin e argjentinasit, i cili nuk po gjen minutazh tek skuadra angleze.
Teksa gjatë ditëve në vijim pritet një takim mes drejtuesëve të dy palë ekipeve për një marrëveshje.
Kujtojmë që Lo Celso ka qenë i pëlqyer nga drejtuesit e Barcës edhe më herët./Arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...