Në prag të festave të nëntorit, ambasada shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hapur dyert për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë atje.
Kjo iniciativë është e para ndër ato që ambasada jonë do të organizojë me rastin e festave të nëntorit.
Të ftuar nga ambasadori Ervin Bushati ishin edhe përfaqësues të të gjitha shoqatave të shqiptarëve të SHBA-së.
“Gjenerata e shqiptarëve amerikanë këtu në SHBA të shohin dhe të njihen me njëri-tjetrin dhe me vlerat tona kombëtare. Ndaj vendosëm të kemi një ditë të hapur, një ‘open day next generation’ pikërisht që fëmijët, familjet të vijnë të vizitojnë ambientet e ambasadës sonë në Uashington. Festimet do të vazhdojnë deri më datë 28 Nëntor, që është Dita e Flamurit,” tha ambasadori Bushati.
Në këtë ditë të veçantë në ambasadën shqiptare nuk kishin si të mungonin edhe shqiptarët e Kosovës për të cilët festat e nëntorit janë po aq të rëndësishme./rtv.al
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...