Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar udhëzim administrativ për kriteret teknike për import, deponim, shitje me shumicë dhe kapicë të karburanteve të ripërtritshme të naftës dhe pastrimit të rezervuarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Hajdari thotë se me këtë udhëzim përcaktohen kriteret teknik-teknologjike për subjektet që merren me veprimtaritë e lartëcekura, shkruan Arbresh.info.
“Përmes këtij udhëzimi administrativ përcaktohen kriteret teknike-teknologjike për subjektet që merren me import, deponim, shitje me shumicë, ose me pakicë të karburanteve të naftës dhe atyre të ripërtëritshme dhe import të lëndës së parë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të naftës si dhe pastrimin e rezervuarve. Ky udhëzim administrativ hynë në fuqi 7 ditë pas publikimit në gazetën zyrtare”, ka shkruar Hajdari./Arbresh.info./
Shpërthen vullkani në Indonezi, tre alpinistë të vrarë
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë