Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se në Prekaz të Poshtëm janë gjetur mbetje skeletore të një individi që i takon kohës së luftës.
Haxhiu bëri të ditur se mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), shkruan Arbresh.info.
“Sot, gjatë vazhdimit të punëve në lokacionin Prekaz i Poshtëm, ekipet e IML-së dhe EULEX, me mbështetjen e policisë, KQPZH dhe ICRC kanë arritur të gjejnë dhe të tërheqin mbetjet skeletore të një individi që i takon kohës së luftës. Mbetjet mortore janë dërguar në IML me ç’rast do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe identifikimit mjeko ligjor.”, tha ajo.
Ndër të tjera, ministrja Haxhiu bëri të ditur se në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe tre trupa para 11 ditëve.
“Punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së neserme.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...