Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka emëruar zyrtarisht shefin e ri të Misionit të Kosovës në Poloni, Drilon Gashin.
Gashi përmes një postimi në Facebook shprehu gatishmërinë dhe entuziazmin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe midis dy shteteve dhe për të punuar ngushtë me komunitetin kosovaro-polak.
“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si Shef i Misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim që të forcoj marrëdhëniet me Poloninë si një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe që të kultivoj mëtej lidhjet e komunitetit kosovaro-polak. Unë jam shumë mirënjohës për mundësinë për t’i shërbyer vendit dhe për të përfaqësuar Kosovën jashtë vendit në mënyrën më të mirë të mundshme”,shkroi Gashi./Arbresh.info
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...