Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detaje për takimet intensive që ka zhvilluar brenda gjashtë ditëve në Francë, Austri e Spanjë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se në Parisë e Vjenë ka marrë pjesë në forume, ku në këtë të fundit Kosova pranoi Çmimin Vjetor “Partneri i Vitit 2023”, përcjell Arbresh.info.
Ndërsa në Malaga të Spanjës mori pjesë në Kongresin e PES për të shënuar anëtarësimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë parti.
Postimi i plotë
Dy forume dhe një kongres në Francë, Austri dhe Spanjë në gjashtë ditë. Takime, diskutime dhe biseda të shumta mbi zhvillimet në vend, qeverisjen e mirë, progresin, dhe ofertën tonë për investitorë të huaja.
Në Paris, me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla ishim në mesin e liderëve e krerëve të shumtë të shteteve e qeverive pjesëmarrëse në Forumin e Paqes.
Në Vjenë, në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, Republika e Kosovës pranoi Çmimin Vjetor “Partneri i Vitit 2023” për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal.
Në Malaga, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti morëm pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), për të shënuar anëtarësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë familje të rëndësishme politike./Arbresh.info
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini