Tani është zyrtare: qyteti i Milanos do të jetë kandidat për të organizuar finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2026 ose 2027.
Bashkia e ka miratuar rezolutën dhe tani pret 6 majin 2024, kur UEFA do të japë verdiktin përfundimtar.
Synimi për të aplikuar 10 vjet pas organizimit të finales së edicionit 2016 (e fituar nga Reali Madridit i Zidane në derbin me Atletico) ishte shpallur tashmë në verë nga kryebashkiaku, Beppe Sala, por tani ka marrë dritën jeshile përfundimtare.
Procesi i aplikimit, siç thuhet në rezolutë, “parashikon dërgimin e Dosjes së Aplikimit në UEFA nga Federata Italiane e Futbollit pas diskutimeve të thelluara me qytetin pritës kandidat, me afatet e treguara më poshtë:
– Deri më 15 nëntor 2023, dorëzohet dosja paraprake. Nëse dosja është e pamjaftueshme, aplikacioni mund të refuzohet që në këtë fazë;
– Deri më 21 shkurt 2024 dorëzohet dosja e Ofertës Përfundimtare, e cila do të përmbajë detaje të mëtejshme nga ato të treguara në Dosjen e Ofertës Paraprake, si dhe çdo informacion dhe sqarim të mëtejshëm të kërkuar nga UEFA”.
Në verë, UEFA njoftoi se kishte marrë deklarata interesi nga 9 federata për të pritur finalet e garave evropiane të klubeve në 2026 ose 2027.
Janë 8 ndeshje gjithsej: dy finalet e Champions League, dy finalet e Champions League për femra, dy finalet e Europa League dhe dy finalet e Ligës së Konferencës. Në atë kohë i vetmi qytet tjetër kandidat së bashku me Milanon ishte Budapesti./ Super Sport
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë