Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka vë në qarkullim pullën postare me imazhin që shënon 115- vjetorin e Kongresit të Manastirit, vendimet e të cilit konsiderohen si zanafilla e letërsisë shqiptare përmes krijimit të alfabetit të unifikuar shqiptar.
“Kongresi i Manastirit ishte njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, arsimore dhe kombëtare që e karakterizonte Lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare në fillim të shekullit XX-të, në të cilin u përpilua dhe u njësua për herë të parë alfabeti i gjuhës shqipe”.
“Ky Kongres historik, ishte organizuar në kushte e rrethana të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare. Me prezencën e 150 delegatëve, të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë etnike, me përfaqësim edhe nga shoqëritë shqiptare jashtë atdheut, u vendos që alfabeti i gjuhës shqipe të ketë bazë shkronjat e alfabetit latin.
Rilindësit mendjendritur, me vendimet e Kongresit të Manastirit jetësuan punën e palodhshme dhe shumëvjeçare të atdhedashësve shqiptarë, si dhe avancuan zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejmë të çështjes arsimore, kulturore, publicistike, të lëvizjes shqiptare për të drejtat kombëtare, të cilat përbënin bazamentin e formimit të shtetit të ardhshëm Shqiptar”.
Posta e Kosovës afirmon ngjarjet kulturore dhe historike të vendit tonë me pulla të bukura postare në tërë botën./Arbresh.info
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...