Google do të fshijë mijëra llogari jo aktive në Gmail duke filluar nga muaji i ardhshëm.
Përdoruesit që nuk kanë hyrë në llogarinë e tyre prej të paktën 2 vitesh, do të humbasin email-et dhe gjithçka tjetër të lidhur me të, përfshirë fotot dhe videot.
Politika e re e sigurisë u njoftua në muajin Maj dhe tashmë Google po dërgon njoftime të shumta te përdoruesit që rrezikojnë humbjen e llogarisë. Procesi i fshirjes së tyre nis më 1 Dhjetor.
Një nga përfaqësuesit e Google është shprehur se kjo “limiton kohën që platforma ruan informacionin tuaj personal”.
Llogaritë e papërdorura janë më të lehta për t’u hakeruar sepse kanë më pak gjasa të kenë të aktivizuar mbrojtjen e dyfishtë, përdorin fjalëkalime të vjetra që mund të kenë rënë pre e cenimit të sigurisë dhe të gjenden në “rrjetin e errët”.
Nëse një haker arrin të përdorë një llogari jo aktive, mund të hyjë në llogari të tjera dhe të shpërndajë viruse./tvklan.al
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës