Ballkani ka arritur të shënoj fitoren e 10-të në Superligën e Kosovës në Futboll, gjatë ditës së sotme, ndaj Dukagjinit të Klinës.
Suharekasit triumfuan me rezultat 3-1, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ilir Daja u shpreh i lumtur për fitoren ndaj skuadrës së Armend Dallkut.
Ai ka lavdëruar skuadrën e tij për që janë duke e treguar vetën si në kampionat ashtu edhe në Evropë.
“Ne vazhdojmë me fitore dhe kjo është shumë e rëndësishme për neve, pasi po luajmë edhe në Evropë. Grupi nuk është më me 12 apo 13 lojtarë, por 16 e më tepër që janë të gatshëm për të treguar veten si në kampionat ashtu edhe në Evropë”, tha Daja.
Strategu shqiptar tutje tha se vazhdimësia me fitore i bënë më të qetë në rrjedhën e kampionatit.
“Besoj se vazhdimësia me fitore na bën me të qetë për vazhdimin e kampionatit. Është një fitore që na jep qetësinë për të vazhduar tutje”, shtoi ai.
Për fund Daja tha se ecuria e fitore ka vlerë të madhe dhe nxjerr në pah karakterin e jashtëzakonshëm të grupit.
“Sigurisht fitoret janë pjesë shumë e mirë për grupin, i cili po shfaq mentalitet fituesi. E gjithë kjo ecuri pozitive ka një vlerë shumë të madhe, duke nxjerr në pah karakterin e jashtëzakonshëm me grupin”, përfundoi Daja.
Ballkani është lider i Superligës së Kosovës në Futboll, me 32 pikë dhe një ndeshje më pak për tu luajtur./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...