Takimin e fundit zyrtar për këtë fundvit, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e zhvilloi sot me kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, dhe përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
Në këtë takim u bisedua për të arriturat dhe sfidat të cilat i ka kaluar xhudoja kosovare në vitin 2015 si dhe programin e sfidat që e presin këtë sport në vitin e ardhshëm, me theks përgatitja për Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe arritja e rezultateve kulmore në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Drejtuesit e FXHK-së e informuan ministrin Shala me aktivitet që ka organizuar e zhvilluar Federata në 2015-të, pjesëmarrjen në shumë ngjarje ndërkombëtare dhe punën me klubet brenda për brenda Kosovës. Ata e njoftuan ministrin Shala edhe për përgatitjet intensive që po bën Përfaqësuesja e Kosovës për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ku synimi është që të sillet medalje olimpike në Kosovë.
Krerët e xhudos e vlerësuan punën e ministrit Shala, sidomos për mbështetjen e tij dhe të MKRS-së dhënë për Federatën, ku përmes memorandumeve të bashkëpunimit që ministria nënshkruan me federatat e sportit, e ka përshpejtuar dhe bërë më të lehtë procedurën e mbështetjes financiare për federatat.
Ministri Shala e vlerësoi punën dhe rezultatet që ka arritur FXHK-ja dhe u shpreh se edhe në vitin e do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me FXHK-në dhe përkrahjen e sajme qëllim të funksionimit sa me efikas të federatës dhe ngritjes së cilësisë së mëtejme
Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrr...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura