Selektori i Kosovës, Primoz Gliha është deklaruar rreth fitores 1-0 ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Gliha deklaroi pas ndeshjes se ata kanë luajtur mirë nga fillimi deri në fund, ndërsa bëri të ditur se kemi lojtarë për të ardhmen.
“Secila situatë në futboll është normale. Duhet të gjesh zgjidhje për të luajtur apo të qash. Unë nuk qaj asnjëherë. Sonte kishim shumë shanse, por fusha është kjo që është”, deklaroi fillimisht ai.
“Kur krijon shumë shanse është dëshmi që skuadra ka funksionuar mirë. Unë besoj në lojtarë që i kam aktivizuar. Kanë pasur paraqitje të mira”.
“Kosova ka lojtarë për të ardhmen. Secila ndeshje është specifike. Kur Rashica e Muriqi luajnë së bashku jemi shumë të fortë. Shumë, shumë të fortë”.
“Por, prej se kam ardhur këtu kemi pasur vetëm nëntë stërvitje dhe i kemi luajtur katër ndeshje”, ka shtuar më tej Gliha. /telegrafi
Zjarri në banesën 12-katëshe në Tiranë, dyshohet për zjarrvë...
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...