Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott ka bërë nderime të Memoriali i dëshmorëve britanik në sheshin ‘Edith Durmhan’ në Prishtinë, në kujtim të të rënëve që nga lufta e parë botërore.
Abbott ka kujtuar po ashtu edhe 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Sot mora pjesë në Aktin e Kujtesës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth. Ne u bashkuam për të bërë nderimet tona për të gjithë ata që kanë shërbyer dhe kanë vdekur në konflikt, përfshirë 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën në Kosovë. “Për të nesërmen tonë ata dhanë të sotmen e tyre.””, ka shkruar Abbott./Arbresh.info
Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: Integrimi në BE çelësi ...
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...
Vdekja e foshnjës në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria nis ...