Papa Françesku ka shkarkuar peshkopin e Teksasit, Joseph Strickland, një kritik i madh i cili ka vënë në pikëpyetje lidershipin e Papës në kishën katolike.
Vatikani tha se peshkopi do të “lirohet” nga detyrat e tij si rezultat i hetimeve në dioqezën e tij.
Peshkopi Strickland është një zë udhëheqës në një degë të katolicizmit amerikan që është kundër reformave të Papës.
Largimi i tij vjen pasi Françesku foli për “prapambeturinë” e disa udhëheqësve të kishës katolike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Peshkopi Strickland ka nisur një sërë sulmesh ndaj përpjekjeve të Papës për të përditësuar pozicionin e Kishës për çështjet sociale dhe përfshirjen, duke përfshirë abortin, të drejtat transgjinore dhe martesat e të njëjtit seks.
Në korrik, ai paralajmëroi se shumë “të vërteta bazë” të mësimeve katolike po sfidoheshin, duke përfshirë ato që ai i quajti përpjekjet për të “minuar” martesën “siç është krijuar nga Zoti” vetëm midis një burri dhe një gruaje.
Ai kritikoi si “të çrregullta” përpjekjet e atyre që “refuzojnë identitetin e tyre të pamohueshëm biologjik të dhënë nga Zoti”.
Letra e tij sugjeronte se përpjekjet për të ndryshuar “atë që nuk mund të ndryshohet” do të çonin në një përçarje të pakthyeshme në kishë.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...