Zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi ka pritur sot në takim lamtumirës zëvendës komandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Jozsef Szpisjak i cili do të përfundojë misionin e tij në Kosovë.
Gjeneral Cikaqi ka falënderuar gjeneralin Szpisjak për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin që kishin si dy institucione të sigurisë gjatë periudhës së shërbimit në Kosovë, duke shpresuar që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij gjeneral Brigade Frederik Bernacca i cili ishte i pranishëm në takim.
“Forca e Sigurisë së Kosovës bashkëpunon ngushtë me KFOR-in dhe të gjitha institucionet e sigurisë në vend, për të ofruar një ambient sa më të sigurtë për qytetarët e Republikës së Kosovës’, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...