Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Viti të Ri.
Në urimin e Haradinajt thuhet se si në vitin që shkoi, edhe në këtë që po vjen, duhet të përballemi me rrezikun e madh të keqqeverisjes dhe me korrupsionin galopant që e ka përfshi vendin.
Ja urimi i plotë i Haradinajt
Të dashur qytetarë,
Viti që po e lëmë pas, ishte vit sfidues për Kosovën. Vit që e rëndoi edhe më shumë jetën e qytetarit, nga një situatë dramatike dhe me regres ekonomik. Ishte një vit i rëndë dhe pa përmbajtjen e duhur.
Si në vitin që shkoi, edhe në këtë që po vjen, duhet të përballemi me rrezikun e madh të keqqeverisjes dhe me korrupsionin galopant që e ka përfshi vendin.
Unë besoj se bashkarisht do ta marrim drejtimin e duhur si Kosovë.
Viti 2016 do të jetë vit i vendimeve jo të lehta dhe i kthesës për Kosovën.
Vit në të cilin qytetarët do të vendosin për ta ndryshuar këtë gjendje të rëndë që e ka shkaktuar qeverisja e papërgjegjshme.
Besoj dhe jam i bindur se Kosova ka njerëz të cilët mund ta ndryshojnë këtë gjendje të keqe.
Me shpresë se do të jemi bashk në këtë kauzë për vendin, më lëjoni që në emër të AAK-së, familjës sime dhe në emrin tim, të gjithë juve dhe familjeve tuaja, t’iu uroj çdo të mire në Vitin e Ri 2016-të!
Më shumë begati, shëndet e mirëqenie për shqiptarët kudo që janë!
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...