Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik.
Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për impaktin pozitiv që ato kanë në procesin e integrimit evropian të Kosovës e të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj, përcjell Arbresh.info.
Konjufca falënderoi ambasadorin Bozsik për mbështetjen e qeverisë hungareze për Kosovën dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë në proceset që vendi ynë ka para vetes.
Ndërkaq, ambasadori hungarez pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e përzemërt, konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të tij në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe forcimit të rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët mbi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm./Arbresh.info/

E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...