Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, Neymar ka kaluar momente tmerri, ndërsa disa banditë kanë tentuar të rrëmbejnë partneren e tij, modelen Bruna Biancardi dhe vajzën e tyre të porsalindur.
Mediet braziliane raportojnë se ngjarja ndodhi në Cotia, në periferi të Sao Paulos në Brazil, kur tre burra të armatosur mësynë shtëpinë e prindërve të Bruna-s.
Fatmirësisht modelja dhe vajza e tyre që sapo ka bërë një muajshe nuk ndodheshin në objekt në atë moment. Kriminelët kishin përfituar nga mungesa e energjisë elektrike e shkaktuar nga stuhitë e së premtes së kaluar për të hyrë në rezidencë.
Aktualisht njëri prej të arrestuarve është fqinj i familjes së Bruna Biancardi-t, teksa dy personat e tjerë të akuzuar janë ende në kërkim.
Prindërit e Brunës u morën peng, u lidhën dhe u mbyllën në një nga dhomat e shtëpisë. Kriminelët nuk gjetën para në kasafortën e shtëpisë, por morën sende të tjera me vlerë dhe u larguan.
Në rrjetet sociale, Biancardi siguroi ndjekësit se “falë Zotit gjithçka shkoi mirë”.
Teksa në një story në instagram, Neymar nga ana tjetër ka postuar edhe një mesazh: “Ditë e trishtë, por falë Zotit të gjithë janë mirë”./ss


Rizvanolli përmbyll vizitën në Uashington, DC me takime në D...
Udhëheqësi i ri suprem mund të zgjidhet “brenda një os...
SkyNews: Raportohet se është vrarë ish-presidenti iranian Ah...
Të burgosurit me siguri të lartë trajnohen për menaxhim zemë...
Dhjetëra cisterna nafte të bllokuara në Gjirin Persik
CNN: Dubai shndërrohet në një qytet fantazmë ndërsa sulmet i...