Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve, por edhe mundësitë e thellimit e të konkretizimit të mëtejmë të tyre, në të gjitha fushat.
Duke i uruar Malaj detyrën e re në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë, kryetari Konjufca vlerësoi se emërimi i tij në detyrën e ambasadorit do t’i jap një shtysë të re këtij bashkëpunimi.
Pasi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen institucionale të deritanishme, kryetari Konjufca tha se Kosovën dhe Shqipërinë e bashkon gjithçka, andaj mbi këtë premisë ai shtoi se ekzistojnë mundësi të shumta të pashfrytëzuara për të avancuar më tutje bashkëpunimin e shumëanshëm.
Duke e falëndruar kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë e vëllazërore, ambasadori Malaj konfirmoi përkushtimin për të forcuar bashkëpunimin midis Tiranës dhe Prishtinës.
Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme në Shqipëri e Kosovë, ndërsa u vlerësua se zgjerimi i bashkëpunimit paraqet interes reciprok për të dyja vendet.
Ambasadori Malaj pason në krye të misionit diplomatik të Shqipërisë në Kosovë ambasadorin e deritashëm, Qemal Minxhozi./Arbresh.info


Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit