Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri, në prag të përfundimit të vitit 2015, ia ka numëruar sipas tij, dështimet e Komunës së Pejës, kryetarit Gazmend Muhaxheri.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se e konsideron si të pa aftë kabinetin e kryetarit të Pejës, duke theksuar se edhe “LDK-ja nuk ka traditë qeverisje ku këtë e ka dëshmuar në të kaluarën, por po e dëshmon edhe sot.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Muhaxherit:
Përfundoj edhe një vit dhe qytetaret e Pejës kanë të drejtë kur ndihen të zhgënjyer me qeverisjen që ua ofroj LDK dhe Gazmend Muhaxheri ndonëse thirren në traditen e tyre politike dhe institucionale por LDK asnjëherë nuk pati traditë në qeverisje, kjo gjë është verejtur edhe në të kaluaren po vërehet edhe sot.
Jo vetëm opozita por edhe qytetaret tashmë e kanë kuptuar se pushteti i Gazmend Muhaxherit nuk ka mundësi të jetë ndryshe me kabinet kusaresh dhe tenderesh dhe joprofesional , individ me zero kredibilitet dhe të përfolur për afera korruptive.
Qytetarët nuk mund të japin vlerësime pozitive për një pushtet që ka bërë këso dështimesh:
– Mos respektimi i yllit Botëror Majlinda Kelmendi
-Politizimi i sportit dhe në veçanti i futbollit
-Punësimi i dhjet;ra militantëve partiak me kontrata mbivepër, ku objekti i Komunës të ngjanë në seli të LDK’së
-Vendimi për privatizimin e kinoteatrit me fitues të paracaktuar dhe mos trajtimi i dinjitoz i trupes teatrore të qytetit duke mos ju dhënë paga me muaj.
-Zyra prokurimit ka dhënë mbi 150 kontrata me tender një burimor
-Mashtrimi me subvencione
-Teleferiku nuk u fillua as pas dy vite qeverisje të Gazmend Muhaxherit
-Drejtoria e inspekcionit, Pejën e ka shndërruar në Cirk sidomos në stinën e verës
-Mungesa e ndriçimit publik
-Mungesa e pastrimit dhe mirëmbajtja e rrugëve
-Mos investimi në turizëm në qytetin turistik
-Shëndetësi të sëmurë, ku drejtor i QKMF’së bëhet militanti partiak, ku “prishet” një aparat i dedikuar për pacientë ku ofrimet për shërbime shëndetësore janë larg të qenurit shërbime.
Këto janë disa nga shqetësimet e qytetarëve, por pushteti i Pejës ka një parti me shume probleme brenda vetes edhe pas disa vitesh ky subjekt merret se kush e beri kryetar Gazmend Muhaxherin, qyteti apo fshatrat, për këtë shkak ky pushtet i ka dy kryetar njërin të emëruar si nënkryetar dhe tjetri i zgjedhur si kryetar.
Me që ishte vit ku kryetari bëri disa skandale me deklarime publike siç ishte rasti me ligjet dhe livadhet po e përmbylli shkrimin duke shpresuar se në vitin e tretë të qeverisjes në mandatin e fundit të tij kryetari të paktën të mos shkelen ligjet sepse bari rritet sërish.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...