Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e përkushtuar për të kërkuar fitoren ndaj Sllovakisë.
Ndeshja Kosovë – Sllovaki zhvillohet sot prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Të enjten në Povazska Bystrica, Kosova pësoi me rezultat 33:23 nga sllovakët në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.
Sot është ndeshja e kthimit.
Hendbollistët e Kosovës dhe shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Bujar Qerimi janë të përkushtuar për të përmirësuar përshtypjet.
Fokusi është maksimal në kërkim të fitores.
Të shtunën Kombëtares i është bashkuar edhe kapiteni Valon Dedaj, që nuk kishte mundësi të paraqitej në ndeshjen e parë./lajminet
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...