Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas përkeqësimit të motit në të gjithë vendin.
Ai shprehet se strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet.
“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike”, njoftoi Rama.
Po ashtu, ai i bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat.
“Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, u shpreh kryeministri shqiptar./tvklan.al
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit