Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se do të devalvohej shtetësia e Kosovës nëse do të tërhiqeshin nënshkrimet nga dy marrëveshjet, ajo për Asociacionin dhe Demarkacionin.
Thaçi tha se marrëveshjet ndërkombëtare nuk “janë lojë fëmijësh”.
“Njerëzit duhet ta kuptojnë se rënia e këtyre marrëveshjeve nënkupton devalvim të shtetit të Kosovës, kjo nuk është lojë fëmijësh. Këto dy marrëveshje nuk duhet të shndërrohen si mjete për devalvimin e shtetit”, tha Thaçi për televizionin publik .
Duke folur për Asociacionin, ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë qartë se ai do të formohet. Thaçi shtoi se protestat e paralajmëruara nga opozita në janar, nëse janë demokratike, atëherë nuk ka problem që të zhvillohen, por ai tha se opozita ka nevojë që të komunikojë më shumë për të ardhmen e vendit.
“Protesta mund të ketë, kemi probleme sociale sepse ne nuk kemi bërë atë që kemi dëshiruar. Gjithçka që është në suaza të demokracisë është e pranueshme. Është me rëndësi që të ketë më shumë komunikim më tepër marrëveshje për shtetformimin e Kosovës. Këtë e them për opozitës që të shikojnë mundësinë për forcimin e shtetit”.
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...