Ajax Amsterdam ka shijuar fitoren e parë, pas 10 ndeshjeve.
Këtë triumf ata e arritën ndaj skuadrës së Volendamit, në kuadër të Eredivisie ndeshje kjo e mbetur nga java e tretë në ligën holandeze, me rezultat 2-0, shkruan Arbresh.info.
Golat i shënuan Bergwijn në minutën e 57-të dhe Akpom që vulosi fitoren në minutën e 89-të.
Kjo fitore njëherëshit e largon nga vendi i fundit ekipën nga kryeqyteti holandez, tani Ajaxi gjendet në pozitën e 15-të, në tabelë ku pas nëntë ndeshjeve të luajtura ka tetë pikë.
Ky është edhe një nga startet më të këqija në histori të Ajaxit si klub.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje debutoi trajneri i ri i cili u zyrtarizua para disa ditësh, John van’t Schip.
Kujtojmë se tabelës së Eredivise i prinë Psv, ku pas 10 ndeshjeve ka bilanc qind për qind të ndeshjeve.
Ajaxi ndeshjen tjetër e luan të dielën ndaj Heerenveenit, me fillim nga ora 16:45.
Kryqytetasit fitoren ia dedikuan tifozëve të tyre./Arbresh.info/
You deserved this win, fans! ?#ajavol pic.twitter.com/6aezgrb0jE
— AFC Ajax (@AFCAjax) November 2, 2023
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë