Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te shtatorja e Zahir Pajaziti, në ditëlindjen 61-të të heroit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se, heroi Zahiri Pajaziti ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, udhëheqës e frymëzues për shumë bashkëluftëtarë.
“Heroi Zahir Pajaziti ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, udhëheqës e frymëzues për shumë bashkëluftëtarë. Në ditën e lindjes, kujtuam e nderuam trimërinë, guximin dhe sakrificën e tij. Lavdia e tij do të jetojë përjetë e mot”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info


Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë shëndetëso...
Rrahje në Istog, shtatë persona dërgohen për trajtim mjekëso...
Për një javë sekuestrohen gjashtë armë zjarri në rajonin e P...
BE planifikon rregullore të re për mediet sociale dhe mbrojt...
Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike ...
Nis sonte Eurovision 2026, Shqipëria garon të enjten me Alis