Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu ka pritur sot në zyrat e FBK-së Komisionin Vlerësues të ACES Europe, të cilët po e vizitojnë Prishtinën, me rastin e shpalljes zyrtare të kandidaturës për titullin “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”.
Fetahu ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë në organizimin e kësaj ngjarje, së bashku me Komunën e Prishtinës, përcjell Arbresh.info.
I pari i basketbollit të Kosovës nënvizoi për rëndësinë që ka sporti, veçanërisht basketbolli në vendin tonë dhe shtoi se FBK e Komuna e Prishtinës gjithmonë kanë bashkëpunuar në projekte të rëndësishme për të rinjtë dhe basketbollin e Kosovës.
Përfaqësuesit e Komisionit Vlerësues të ACES Europe kanë vlerësuar lart angazhimin që po bëhet për sportin në kryeqytetin e Kosovës.
Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, ish-basketbollist dhe ish-Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës në basketboll dhe zëvendësministri i Sportit dhe Arsimit të Shqipërisë, Endrit Hoxha.
Prishtina sot zyrtarisht ka shpallur kandidaturën, ndërsa deri në fund të javës tjetër pritet përgjigjja e komisionit.
Titullin “Qyteti Evropian i Sportit”, në vitin 2023 e mban Tirana./Arbresh.info/
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...