Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se Inspektorati i Tregut ka kryer inspektime rutinore lidhur me ligjshmërinë e tregtimit të produkteve, verifikimin e përputhjes së çmimeve raft – arkë dhe vendosjes së flamujve të origjinës nëpër operatorët ekonomik në Kosovë.
“Gjatë inspektimit të sotëm, në disa raste u konstatuan parregullsi, me ç’rast do të procedohet sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e MINT-it. MINT ka ftuar qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat dhe njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftim.
Inspektorati i Tregut, në vazhdimësi kryen verifikime dhe inspektime në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe do të vazhdojë t’a bëjë të njëjtën
gjë edhe gjatë ditëve në vazhdim./Arbresh.info
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësite MABCO-s, që zotërojnë 98% të...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...