Forcat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar me dronë dhe raketa të paktën 24 herë gjatë ditëve të fundit, përfshirë tre sulme të hënën, thanë zyrtarët amerikanë të mbrojtjes.
Të paktën pesë nga këto sulme janë bërë pasi forcat amerikane goditën dy objekte në Sirinë lindore që përdoreshin nga Garda Revolucionare e Iranit dhe grupet bashkëpunëtore gjatë orëve të mëngjesit të së premtes.
Asnjë nga sulmet e kryera që nga goditjet ndëshkuese të Shteteve të Bashkuara të premten nuk ka shkaktuar viktima apo dëme, sipas zyrtarëve të mbrojtjes.
Gjatë sulmit të fundit të hënën u përdorën disa raketa për të goditur bazën ajrore al-Asad në Irakun perëndimor, tha një zyrtar i mbrojtjes në kushte anonimiteti për shkak të aspekteve të sigurisë.
Sulme të tjera me raketa u bënë kundër forcave në zonën e gjelbër dhe në zonën e mbështetjes së misionit “Euphrates”, në Siri.
Të dielën, një dron sulmoi forcat amerikane në një bazë afër al-Shaddadit në Sirinë verilindore dhe të enjten një tjetër dron sulmoi forcat amerikane dhe të koalicionit në bazën ajrore al-Asad në Irak, thanë zyrtarët amerikanë.
Sekretari i Shtypit i Pentagonit, Gjeneral Brigade Pat Ryder dhe zyrtarë të tjerë kanë fajësuar grupet e mbështetura nga Irani për sulmet pothuajse të përditshme ndaj forcave amerikane./euronews.al
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...
Meta po përgatit katër palë syze të reja me AI – fundi...
Putini mendon se mund të bëhet “i pavdekshëm”, investon 26 m...
E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon n...