Skuadra e Beshiktashit ka fituar me rezultat 2:0 ndaj Gaziantepit në kuadër të xhiros së 10-të të elitës së futbollit turk.
Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili luan për Beshiktashin ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në fushën e gjelbër.
Golat në këtë takim u shënuan nga Usan (63’) dhe Tosun (75’).
Pikërisht në golin e dytë asistoi Rashica, i cili u vlerësua me notën 8, ndër më të mëdhatë.
Ai luajti 90-të minuta.
Beshiktashi pas kësaj fitoreje ndodhet në pozitën e katërt me 19 pikë kurse Gaziantepi zë vendin e 19-të me nëntë pikë. /Lajmi.net/
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...