Presidenti i Forcës, Genci Nimanbegu, jep dorëheqjen nga posti i deputetit të Kuvendit në Mal të Zi.
E konfirmuar për mediumin malazez “Vijesti” u bë e ditur se Nimanbegu në një letër drejtuar parlamentit, e cila ende nuk është dorëzuar, deklaroi se jep dorëheqjen për arsye politike dhe etike, përcjell Arbresh.info.
Në zgjedhjet parlamentare ishte mbajtësi i listës së Aleancës Shqiptare.
Nimanbegu u zgjodh deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, dhe më pas në zgjedhjet e vitit 2012 dhe 2016. Në mbledhjen e 26-të ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit. Ka qenë anëtar i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, në Komisionin për Ekonomi, Financa dhe Buxhet dhe anëtar i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Gjatë mbledhjes së 27-të të Kuvendit ka qenë: kryetar i Klubit të Deputetëve Shqiptarë; Zëvendëskryetari i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor; anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Komisionit për Monitorimin dhe Kontrollin e Procedurës së Privatizimit, Komisionit për Reformë Gjithëpërfshirëse Zgjedhore dhe Grupit Punues për Hartimin e Ligjit për Parlamentin e Malit të Zi./Arbresh.info/
Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të dyshuar për spi...
Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen v...
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me ...
ZYRTARE: Albena Reshitaj i bashkohet listës së Vjosa Osmanit...
KEDS gjobitet me 35 mijë euro për parregullsi në njehsorë el...
Spanja godet rrjetin e drogës, kapen 30 tonë kokainë