Sot luhet dy sfida në kuadër të xhiros së gjashtë në elitën e basketbollit kosovar.
Bashkimi është nikoqire e Trepçës, në kryendeshjen e kësaj dite, shkruan Arbresh.info.
Kjo sfidë fillon nga ora 19:00 dhe luhet në palestrën “Sezai Surroi”, në Prizren.
Trepça në këtë sfidë vjen pas humbjes së thellë në kuadër të Fiba Europe Cup nga skuadra e ZZ Leiden, me rezultat 84-54.
Ndërsa Bashkimi ndeshjen e fundit e luajti ndaj Sigal Prishtinës, vikendin që lamë pas në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll, “Arpagjikt” u mposhtën nga kryeqytetasit me rezultat të ngushtë 91-89 në atë sfidë.
Bashkimi aktualisht ka tre fitore dhe dy humbje në elitën e basketbollit, pas pesë ndeshjeve.
Ndërsa se Trepça është aktualisht në vendin e tretë në tabelë ndërsa me një fitore ditën e sotme kthehet në vendin e dytë.
Takimi tjetër i kësaj dite është ndërmjet Istogut dhe Vëllaznimit.
Sfida fillon nga ora 16:00 dhe luhet në palestrën “Mizair Isma”, në Rahovec.
Të dy këto skuadra janë në kërkim të fitores së dytë në elitë, teksa kanë nga një fitore dhe katër humbje pas pesë sfidave./Arbresh.info/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje