Prishtina ka fituar në shtëpi ndaj Gjilanit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së dhjetë të Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit e nisën më mirë ndeshje, duke krijuar më shumë raste para portës së Betim Halimit.
Kjo iu shpërblye në minutën e 43-të, kur Jalen Blesa shënoi për 1-0, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në fillimin e pesës së dytë gjërat u përkeqësuan për gjilanasit pasi mbetën me dhjetë veta në fushë pasi Melos Bajrami u ndëshkua me karton të kuq.
Por trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani bëri disa ndryshime dhe i futuri në lojë në pjesën e dytë Redon Ismajli arriti të barazojë shifrat në minutën e 85-të në 1-1.
Por Prishtina nuk u dorëzua dhe arriti të shënojë në minutën e pestë të kohës shtesë me Blesan, që gjeti rrjetën nga afër me kokë për 2-1.
Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës pas shtatë xhirosh, ndërsa tani me 16 pikë është në vendin e katër. Gjilani mbetet i shtati me 11 pikë. /Telegrafi/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...