Postimet që bëri në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duket se i kanë kushtuar shumë sulmuesit të Mainz Anwar El Ghazi.
Mediet gjermane bëjnë me dije se klubi i Mainz ka vendosur që të ndërpresë kontratën e El Ghazit, ndërsa më 17 tetor, skuadra e Bundesligas e cilësoi postimin e sulmuesit “të papranueshëm”.
“Mainz ka liruar Anëar El Ghazi nga detyrat e tij. Vendimi vjen si rezultat i një postimi të bërë në rrjetet sociale nga 28-vjeçari që u shfaq mbrëmjen e së dielës, të cilin më pas e fshiu. Në postim, El Ghazi mbajti një qëndrim për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme që u konsiderua i papranueshëm nga klubi. Para marrjes së këtij vendimi, klubi dhe lojtari zhvilluan diskutim të thellë. Mainz respekton faktin se ka perspektiva të ndryshme për konfliktin e gjatë që ndodh prej dekadash në Lindjen e Mesme. Megjithatë, klubi po distancohet nga përmbajtja e postimit në rrjetet sociale në fjalë, pasi nuk përputhet me vlerat e klubit”-njoftonte Mainz më 17 tetor.
El Ghazi iu bashkua skuadrës muajin e kaluar dhe sipas raportimeve të medieve gjermane, ai tashmë është informuar se kontrata e tij do të ndërpritet./ss
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...