Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë stërvitje në Malishevë.
Siç mësohet nga njoftimi i Komunës së Malishevës, stërvitjet do të kryhen me datat 31 tetor dhe 1 nëntor, në fshatin Llapçevë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes Komunës së Malishevës, njofton banorët e fshatit Llapçevë, se me datë 31 Tetor 2023 dhe me datë 1 Nëntor 2023, do të do të mbajë stërvitje, ku përfshihet edhe territori i Komunës së Malishevës, përkatësisht rreth fshatit Llapçevë”, njofton Komuna e Malishevës.
Tutje, në njoftimin e tyre thuhet se gjatë kësaj stërvitje do të ketë edhe të shtëna nga armët, dhe ka njoftuar qytetarët që të mos shqetësohen.
“Gjatë kësaj stërvitje do të ketë edhe të shtëna nga armët, me municion shkollorë, prandaj njoftohen qytetarët që të mos shqetësohen nëse dëgjojnë të shtëna armësh”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...