Gjykata e Posaçme (GJKKO) në Shqipëri ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nga çështja për të cilën ai po hetohet nën akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.
Kërkesa e Berishës, e depozituar sot (26 tetor), u shqyrtua brenda ditës nga gjyqtarja Flora Hajredinaj e cila vendosi mospranimin e saj.
Seanca në ngarkim të Berishës nisi në orën 10:00, por u shty sërish për në orën 15:00.
Berisha do të mbrohet nga dy avokatët e shtetit, Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, pasi në seancën e të mërkurës në mesditë, dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, braktisën procesin, duke humbur të drejtën për ta përfaqësuar atë si klient./rtsh.al/
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...