Sot do të protestohet në përkrahje të minatorëve të Trepçës.
Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë, me kërkesa për paga të rregullta.
Në njoftim bëhet e ditur se protesta do të mbahet me fillim nga ora 12:00, në hyrje të Mitrovicës.
“Protestohet në përkrahje të minatorëve të Trepçës, të cilët kanë hyrë në grevë, me kërkesa për paga të rregullta, kushte më të mira dhe dorëheqjen e menaxhmentit. (Përpara menaxhmentit të minierës “Trepça”, në hyrje të Mitrovicës)”, thuhet në njoftimin për media.
Ndryshe dje, kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, Ibrahim Jonuzi, për Arbresh.info tha se edhe pse pagat e minatorëve janë transferuar gjatë ditës së mërkure, greva nuk do të ndalet deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
Ai tha se janë injoruar nga institucionet shtetërore, të cilat nuk e kanë marr mundin as t’i vizitojnë.
“ Gjendja shëndetësore e 700 minatorëve është e rëndë, ka prej tyre të cilët e kanë gjendjen shumë më të rëndë dhe nuk po dimë si t’ia bëjmë. Nuk ka pasur interesim nga ana e institucioneve, përkundër që kjo grevë nuk është kundër Qeverisë dhe ministrisë, por për plotësimin e kushteve tona si minatorë. Mirëpo, kërkesat tona janë shumë më të mëdha sesa pagat”, u shprehë Jonuzi.
Ndryshe, kjo është dita e tretë e grevës së minatorëve, të cilët që nga dita e martë janë futur në grevë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Minatorët nuk e ndalin grevën edhe pas ekzekutimit të pagave, Jonuzi: Nuk kemi me çka me punu
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut