Minatorët e Trepçës në Stantërg nuk do ta ndalin grevën ,ani pse paga u është ekzekutuar të mërkurën gjatë ditës.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, Ibrahim Jonuzi.
Ai tha se edhe pse pagat e minatorëve janë transferuar gjatë ditës së sotme (e mërkure), greva nuk do të ndalet deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
Madje, Jonuzi tha se gjendja shëndetësore e minatorëve është e rëndë.
Ai tha se janë injoruar nga institucionet shtetërore, të cilat nuk e kanë marr mundin as t’i vizitojnë.
“ Gjendja shëndetësore e 700 minatorëve është e rëndë, ka prej tyre të cilët e kanë gjendjen shumë më të rëndë dhe nuk po dimë si t’ia bëjmë. Nuk ka pasur interesim nga ana e institucioneve, përkundër që kjo grevë nuk është kundër Qeverisë dhe ministrisë, por për plotësimin e kushteve tona si minatorë. Mirëpo, kërkesat tona janë shumë më të mëdha sesa pagat”, u shprehë Jonuzaj.
Ai ka kërkuar që urgjentisht të bëhet shkarkimi i menaxhmentit të Trepçës, sigurimi shëndetësor i minatorëve, përmirësimi i kushteve dhe mjeteve të punës. Nuk kemi me çka me punu.
Ndryshe, kjo është dita e dytë e grevës së minatorëve, të cilët që nga dita e martë janë futur në grevë /Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Joseph: Nxitja e rrugës së Kosovës drejt NATO-s do të detyro...
Vrasja në Gjakovë, Londrimi ngushëllon Elijonën për humbjen ...
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...