Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla është takuar me emisarine Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë këtij takimi, Escobar i cilësoi ShBA-të si vendin më prokosovar në botë, bën të ditur Nikolla me anë të një positmi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Z. Escobar i cilësoi SHBA-të si vendi më prokosovar në botë dhe theksoi se ato janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare.”, ka shkruar Nikolla.
Po ashtu, ajo bëri të ditur se SHBA kanë dënuar aktin terrorist të 24 shtatorit dhe njohin përgjegjësinë e Serbisë për këtë akt.
“Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje strategjike dhe duhet punuar për zbatimin e saj. ShBA mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE, po punojnë për njohjen e saj edhe nga pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur dhe po ndërtojnë një fushatë njohjesh globale për Kosovë. Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon”, shkroi ajo.
Kryeparlamentja Nikolla ka thënë Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe ShBA-ve sot janë më të mira se asnjëherë në histori.
“Partneriteti ynë strategjik është konkretizuar në bashkëpunimin e shkëlqyer në KS të OKB dhe do të jetë i tillë edhe në KDNj. ShBA dëshirojnë ta kenë Shqipërinë partnere dhe mbështesin aplikimin e saj në sa më shumë organizata ndërkombëtare. Diskutuam mbi ecurinë e reformave demokratizuese dhe integruese dhe mbështetjen e Kuvendit për avancimin e tyre”, tha ajo.
Sipas saj, ShBA mbështesin fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE, vlerësojnë arritjet e deritanishme dhe inkurajojnë thellimin e luftës kundër korrupsionit./Arbresh.info/
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...
Rizvanolli: Inkasantimi i ujit në veri stabilizoi KRU “Mitro...
Ndërron jetë 17-vjeçari i plagosur me armë zjarri në kokë në...
Netanyahu urdhëron ushtrinë të marrë 70 për qind të territor...
“Në rreshtin e parë”, Fatmir Limaj merr pjesë në tubimin e P...