Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, vizitoi gjatë ditës së sotme Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim, “Xheladin Deda”, në Pejë.
Ai u njoftua së afërmi në lidhje me punën që zhvillohet në këtë qendër burimore si dhe mjetet e kapacitetet e kësaj qendre.
Si institucion edukativo-arsimor, zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi angazhimin e personelit në integrimin e personave të verbër.
Bislimi theksoi se kjo qendër duhet të jetë në funksion të të gjithë nxënësve të verbër, nga i gjithë territori i Kosovës, për qasje të barabartë e arsim gjithëpërfshirës.
“Kjo vizitë është shprehje e përkushtimit të Qeverisë për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë. Përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të të gjithë akterëve, për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë, ku çdo individ të ketë mundësi të zhvillohet dhe të kontribuojë në progresin dhe zhvillimin e Kosovës.”, thuhet në njoftim.
Në këtë vizitë, ishte prezent dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna./Arbresh.info/
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...