Ministria ruse e mbrojtjes tha se avionët luftarakë rusë u ngritën të martën për të kapur dy bombardues amerikanë dhe një dron.
Sipas përditësimit rus, dy bombardues strategjikë të Forcave Ajrore të SHBA-së B1-B iu afruan hapësirës ajrore të Federatës Ruse nga Deti Baltik dhe një mjet ajror pa pilot (UAV) Global Hawk iu afrua asaj nga Deti i Zi.
Në të dyja rastet, një avion luftarak Su-37 u ngrit për t’i kapur. Të dy bombarduesit B1-B dhe Global Hawk ndryshuan drejtim dhe u larguan nga zona, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.
Muajt e fundit janë raportuar disa angazhime midis avionëve rusë dhe perëndimor mbi Detin e Zi dhe Baltik./abcnews.al
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...