Territori i Shqipërisë paraqitet me intervale kthjellimesh deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Edhe gjatë pasdites, moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.
Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.
Parametri i erës do të jetë kryesisht mesatare me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./abcnews.al
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...