Chelsea dhe Arsenali kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, por që në fund u mbyll në barazim 2-2.
Vendasit e nisën shumë mirë takimin, duke arritur të fitojë penallti në minutën e 12-të pas një prekje me dorë në zonë nga Ëilliam Saliba.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Cole Palmer që shënoi për 1-0.
I njëjti lojtar ka mundu të shënojë edhe në minutën e 31-të, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Chelsean, që shënoi që në minutën e 48-të, ku ukrainasi Mykhailo Mudryk shënoi nga një pozitë e vështirë dhe dukej që gjuajtja e tij ishte më shumë harkim (2-0).
Arsenali deri në minutën e 60-të nuk mundi të bëjë asgjë, ku në atë moment kërkuan penallti me Gabirel Jesus, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
Topçinjtë arritën të kthehen në lojë në minutën e 77-të, kur Declan Rice shënoi për 2-1.
Ky gol iu dha zemër lojtarëve të Arsenalit, që pas shtatë minutash barazuar rezultatin, kur Bukayo Saka asistoi te Leandro Trossard që shënoi për 2-2.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe skuadrat u desh të kënaqen me barazim.
Arsenali tani është i dyti me 21 pikë, aq sa ka edhe lider Man City, ndërsa Chelsea me 12 pikë ngjitet në vendin e nëntë. /Telegrafi/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi